Hazard flet për Real Madrid!

Eden Hazard ka një kohë të gjatë që po përflitet për një kalim tek Real Madrid dhe deklaratat e babait të tij Thierry Hazard që tha se djali im ëndërron të veshë fanelën “mbretërore” vetëm sa i hodhën më shumë benzinë zjarrit.

“Babai im tha disa gjëra të këqija, bisedova me të. Unë kam një kontratë 2 vjeçare me Chelsean dhe jam i lumtur tek ky klub. Siç e kam thënë shumë herë unë dua të përfundoj sezonin këtu dhe pastaj do ta shohim” u shpreh belgu.

Hazard ka luajtur vetëm 2 nga 9 ndeshjet e fundit pasi që Antonio Conte nuk po e aktivizon shumë për shkak të një lëndimi.

“Nuk isha i sigurt që isha rikthyer në formën time më të mira por tani jam rikthyer në formën time më të mirë pasi që kam punuar shumë për këtë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here