Juventus pranë blerjes së Pellegri!

Talenti i Genovas Pietro Pellegri duket se është një hap larg transferimit tek kampinët aktual të Serie A, Juventus.

Sipas Gazetta dello Sport, drejtori sportiv i juventinëve, Beppe Marota dhe menaxheri gjeneral Fabio Paratici janë takuar me Giorgio Perinetti të hënën për të folur për talentin e Genovës.

Genova kërkon plot 30 milionë euro për lojtarin 16 vjeçar por mediat besojnë se me 25 milionë euro kjo marrëveshje do të mbyllet.

Pellegri nuk do kalojë te klubi nga Torino deri në qershor, por me mundësi të vazhdojë i huazuar te Genoa edhe për një sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here