PSG e brengosur për Neymar!

Akoma pa i mbushur një sezon Neymar ka filluar të ndihet i pakënaqur tek parizienët.

E përditshmja franceze e afërt me PSG, Le Parisien shkruan se drejtuesit e klubit janë të brengosur rreth situatës së fundit të Neymar.

Sipas kësaj gazete, nuk ka shqetësime vetëm rreth lëndimeve të tij të fundit, por edhe rreth vërshëllimave të tifozëve.

Braziliani refuzoi të lejonte Cavanin të gjuante penalltinë, ku do të thyente rekord duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

Këtë situatë thuhet se mund ta shfrytëzoi Real Madrid, skuadër e cila që prej largimit të tij nga Barcelona është e lidhur me një transferim të mundshëm në Santiago Bernabeu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here