PSG zyrtarizon një tjetër blerje të rëndësishme!

Paris Saint Germain ka njoftuar se kanë nënshkruar me futbollistin Lassana Diarra.

Skuadra franceze, PSG ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin, Lass Diarra, me të cilin ka nënshkruar deri në verë të vitit 2019.

PSG është e lumtur të ju njoftojë se ka nënshkruar me mesfushorin Lass Diarra. Mesfushori defenziv do të qëndrojë deri më 30 qershor të vitit 2019”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërsa, Diarra që do të veshë fanellën me numër 19 tha se është shumë i lumtur që i është bashkuar skuadrës së qytetit të lindjes.

Diarra na të kaluarën ka luajtur për skuadrat si Chelsea, Arsenal, Real Madrid apo Marseille.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here