Real Madrid dhe PSG në garë për Courtois

Real Madridi dhe PSG janë të interesuara për transferimin e Courtois në fund të sezonit, raporton Het “Laatste News”.

Chelsea i ka ofruar belgut kontratë të re me të cilën do ta bënte Courtois portjerin më të paguar në botë por belgu ende nuk e ka nënshkruar atë.

Portjeri i Athletic Bilbaos, Kepa Arizabalaga ka vendosur që të mbetet në Bilbao.

Pas këtij vendimi të portjerit bask madrilenët mbeten në kërkim të një portjeri dhe duket se shënjestra e tyre është portjeri belg i Chelsea.

Përveç Realit  edhe PSG është e interesuar për portjerin belg por parizienët mund të hasin probleme me fair playn financiar për transferimin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here