Sevilla dhe Barcelona nuk pajtohen për çmimin e Vidal!

Sevilla janë në bisedime që të sjellin prapë në skuadër ish lojtarin e tyre Aleix Vidal, raporton Mundo Deportivo.

Barcelona nënshkroi me Vidal në verë të 2015 dhe tani katalanasit janë ta gatshëm që ta shesin gjatë afatin të janarit me Sevillën që po dëshiron ta marrë prapë lojtarin.

Megjithatë Barcelona dëshiron 12 milionë euro për lojtarin ndërsa Sevilla ka ofruar 8 plus 2 milionë të tjera në formë të bonuseve.

Liverpool dhe Manchester United janë të interesuara për lojtarin por vetëm një ofertë tunduese financiare do ta bindte futbollistin të shkonte në Premier League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here