Wenger e konfirmon: Jemi në bisedime me Aubameyang por…

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pranuar se po bisedojnë me Borussia Dortmund për transferimin e Aubameyang, por sulmuesi është njëri nga disa qëllime.

I pyetur se a do të realizohet transferimi këtë merkato, Wenger u përgjigj:

“Nuk e di a jam i bindur apo jo. Asnjëherë nuk mund ta dish sa je afër. Po bisedojmë për Aubameyang, por kemi edhe sulmues të tjerë në mendje. Para nesh ka disa mundësi por ende nuk e kemi marrë vendimin final. Për momentin nuk jemi as afër Aubameyang, as sulmuesve tjerë”, ka thënë Wenger.

Sipas mediave problemi rreth transferimit të gabonezit është Giroud të cilin Borussia e dëshiron, kurse Wenger komentoi:

“Nuk kemi arritur deri në atë nivel të bisedimeve”.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here