Arsenal pas talentit brazilian!

Arsenal po shqyrtojnë mundësinë për të blerë mesfushorin e Corinthians Maycon gjatë afatit veror të transferimeve, raporton The Sun.

20 vjeçari është përcjellur vazhdimisht nga agjentët e Arsenal dhe mesa duket i ka bindur ata që të interesohen për ta transferuar në Premier League brazilianin.

Arsenal nëse do të sigurojë shërbimet e Maycon duhet të përshpejtojë bisedimet pasi që në garë ka hyrë dhe Napoli, ndërsa kartoni i lojtarit është 9 milion funta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here