Jo vetëm Aubameyang- Wenger përforcon edhe mbrojtjen

Derisa po zhvillohen bisedimet për transferimin e Aubameyang, kryesia e Arsenalit po punon edhe në përforcimin e mbrojtjes.

Ende nuk ka konfirmim për Aubameyang, por duket se transferimi i tij është shum afër kompletimit. “Topxhinjtë” e kanë rritur shumën e ofertës për Aubameyang, pritet vetëm përgjigja nga Giroud i cili duhet të transferohet në Dortmund si pjesë e marrëveshjes.

Megjithatë ky nuk është transferimi i vetëm pasiqë Wenger dëshiron që ta transferojë mbrojtësin Jonny Evans. Mediat angleze bëjnë të ditur se Arsenal është favorit për firmën e Evans pasiqë Manchester City dëshrion Laporte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here