“Salah verën e ardhshme mund të transferohet te klubi më i madh në botë”

Kryetari i federatës së futbollit Egjiptian, Abo Rida ka zbuluar një detaj interesant rreth largimit të mundshëm të Salah nga Liverpooli.

Ai është i bindur se 25-vjeçari verën e ardhshme do të bëhet pjesë e “Los Blancos”.

“Gjasat janë shumë të mëdha që ai të luajë sezonin e ardhshëm te Reali. Klubi spanjoll do të dërgojë një ofertë të madhe, kjo për faktin se ai po luan shkëlqyeshëm. Kjo do të jetë një transferim i rëndësishëm për futbollin Egjiptian pasiqë lojtari i jonë do të luajë në klubin më të mirë në botë”, ka deklaruar Abo Rida.

Salah u transferua në Anfield verën e kaluar nga Roma për 47 milionë euro. Këtë sezonë ka luajtur në 31 ndeshje dhe ka shënuar 24 gola dhe është padyshim është njëri ndër lojtarët më të mirë në Premier League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here