Liverpool arrinë akord me yllin e Monacos!

Siç bëjnë të ditur mediat Angleze, Liverpool ka arritur marrëveshje me yllin e Monacos, Thomas Lemar.

Arsenal dhe Liverpool edhe verën e kaluar tentuan ta transferojnë Lemarin por Monaco refuzoi çdo ofertë.

Edhe në merakton e dimrit emri i Lemar u përmend si zëvendësues i Coutinhos, kurse mediat angleze bëjnë të ditur se Liverpool ka arritur marrëveshje me francezin.

Liverpool do të paguajë 100 milionë euro për Lemar, por edhe më shumë në rast se ai luan mirë me Francën në botëror.

Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim  ka deklaruar se Monaco nuk do të shesë asnjë lojtarë këtë merkato.

Mediat bëjnë të ditur se Lemar verën e ardhshme do të largohet nga Monaco, kurse Monaco do ti refuzojë të gjitha ofertat pasiqë kanë arritur marrëveshjen me Liverpoolin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here