Liverpool është duke e përcjellur futbollistin e West Brom Salomon Rondon, gjithnjë sipas The Sun.
Përfaqësuesi i kombëtares venezueliane ka edhe 18 muaj kontratë me West Brom edhe pse sipas të gjitha gjasave mund të rinovojë prapë.
Jurgen Klopp është në mëdyshje se si të veprojë pasi që për lojtarin aktualisht është e interesuar edhe skuadra e Everton, rivalja e Liverpool.
Një derbi tjetër i nxehtë pritet të zhvillohet mes Liverpool dhe Everton por kësaj rradhe në merkato se kush do të firmosë me ish lojtarin e Zenit.