Neymar i gatshëm për sakrifica vetëm që të shkojë në Madrid!

Neymar kërkon që të luajë për skuadrën e Real Madrid dhe sipas gazetarëve francezë ai kërkon që këtë gjë ta bëjë këtë vit.

Sulmuesi brazilian duket se nuk do të pendohet për këtë vendim që ka marrë.

Dëshira që ka për tju bashkuar madrilenëve ka bërë që Neymar të sakrifikojë edhe pagën e tij vetëm që luajë në klubin mbretëror.

Neymar aktualisht tek PSG merr një pagë vjetore prej 38 milionë eurosh dhe është lojtari i dytë më i paguar në botë pas Leo Messit i cili paguhet plot 50 milionë euro.

Ndërkohë Real Madrid është i gatshëm që të paguajë për brazilianin 250 milionë euro madje mund ta fusë në bisedime edhe yllin portugez Cristiano Ronaldo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here