Roma hap bisedimet me Carrasco!

Roma ka filluar bisedimet për të firmosur me futbollistin e Atletico Madrid Yannick Carrasco në formë huazimi por me mundësi blerjeje, raporton Calciomercato.com.

Arsenal dhe Chelsea gjithashtu ishin të interesuara për futbollistin ndërsa tani mësohet se klubi është i gatshëm që të lëshojë futbollistin.

Por me Edin Dzekon që po shkon tek Chelsea, Roma ka filluar lëvizjet e para në merkato dhe në qoftë se arrihet marrëveshja përfundimtare për Carrascon romanët në fund të sezonit janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro për 24 vjeçarin belg.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here