Wenger beson te Mkhitaryan- Ja çfarë deklaron për përforcimin e ri!

Henrikh Mkhitaryan edhe zyrtarisht u transferua te skuadra e Arsenalit.

Ish lojtari i Manchester United u pajtua që të transferohet te Arsenali, kurse në anën tjetër Sanchez te United. Problem me Mkhitaryan është se ai nuk ka luajtur shumë te United këtë sezonë dhe për këtë u pyet edhe Wenger.

“Është normale të shqetësohemi se sa ka ndikuar kjo tek ai. Por kjo është një sfidë e re për të. Atë që e ka dashur në jetë tani i është dhënë mundësia ta realizojë dhe besoj se me kualitetet e tij do ta shfrytëzojë rastin. U njoha me Mkhitaryan ku nënshkroi për Manchesterin, ishim të afërt por nuk arritëm ta transferonim”, deklaroi Wenger.

Mkhitaryan do të ketë mundësinë të debutojë me Arsenalin që në ndeshjen e sotme në kuadër të League Cup kundër Chelsea.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here