Arsenal dhe Manchester United në probleme të mëdha: UEFA po heton ikjen e Sanchez nga testi i dopingut

E përditshmja SPORT ka bërë të ditur se Alexis Sanchez është nën hetimin e UEFA-s për shkak të shmangies së testit të dopingut.

Përfaqsuesit e UEFA-s udhëtuan drejt Londrës të hënën për ta kryer testin e dopingut.

Megjithatë Sanchez nuk ka qenë i pranishëm për test, kurse Arsenali nuk e ka informuar UEFA-n nuk do të ketë mundësi në atë lokacion të jep gjak.

Sanchez para disa ditësh e kompletoi transferimin e tij te Manchester United, por tani Arsenali dhe Manchester do të duhet të japin llogari për mos kryerjen e testit të Sanchez në ditën e caktuar nga UEFA.

United, Arsenal dhe Sanchez tani janë në probleme dhe do të duhet të japin llogari te UEFA.

Sipas spekulimeve fajtorë për situatën është Arsenali të cilët nuk e kanë informuar UEFA-n në kohën e duhur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here