Brandt tërheq vëmendjen e Barcelonës dhe Liverpool!

Anësori i Bayer Leverkusen Julian Brandt ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigandëve europian por përfaqësuesit e lojtarit dëshirojnë që lojtari njëherë të rrijë këtu ku është.

Julian Brandt është i gatshëm që të anashkalojë interesimet e Liverpool dhe Barcelonës dhe të qëndrojë tek Bayer Leverkusen, deklaroi agjenti i tij.

21 vjeçari shumë i vlerësuar ka tërhequr vëmendjen edhe të Bayern Munchen të cilët janë të gatshëm të derdhin një shumë të madhe parash për të siguruar shërbimet e talentit gjerman.

Liverpool e kishin Brandt si objektiv kryesor në 2017 para se të detyroheshin që të blenin Mohamed Salah plot 36.9 milionë funta nga Roma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here