Carvajal i dorëzuar: Duhet të luftojmë vetëm për Champions League

Mbrojtësi i Real Madrid Dani Carvajal ka thënë se skuadra e tij duhet të fokusohet vetëm tek Champions League pasi La Liga duket e humbur që tani.

Los Blancos të mërkurën në mbrëmje u eleminuan nga Kupa e Mbretit nga Leganes dhe në La Liga janë plot 19 pikë mbrapa.

“Duhet ta pranojmë që këtë sezon na ka mbetur vetëm Champions League për ta fituar” u shpreh Carvajal.

“Është situatë shumë e vështirë për lojtarët, e dhimbshme por duhet të mësojmë nga këto situata, pasi kjo nuk mjafton”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here