De Bruyne: City është mirë edhe pa Sanchez!

Përfaqësuesi i kombëtares belge deklaroi se Manchester City nuk është dëmtuar aspak pasi që nuk mundi të sigurojë kartonin e kilianit Alexis Sanchez i cili shkoi tek rivalët e Manchester United.

Alexis Sanchez mendohej se mund ti bashkohej Cityt për shkak se Guardiola e kishte pasur nën urdhërat e tij gjatë epokës në Barcelonë por kiliani mesa duket u tundua nga milionat e United.

Ylli belg Kevin De Bruyne i cili rinovoi kontratën deri më 2023 deklaroi se Manchester City nuk ka nevojë për ish yllin e Barcelonës.

Manchester City janë plot 12 pikë para United e cila është në pozitën e dytë pas 24 javësh të zhvilluara në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here