De Bruyne thumbon Sanchezin: Nuk na duheshe!

Njëri nga lojtarët më të mirë të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne ka bërë të ditur se nuk kanë nevojë për kilianin Sanchez, i cili para disa ditësh u transferua te Manchester United.

Para disa javësh Sanchez ishte në bisedime me Cityn por kiliani në fund vendosi që të transferohet te United.

Gazetarët anglez kërkuan nga De Bruyne mendimin e tij rreth transferimit të Sanchez, i cili deklaroi se skuadra e tij nuk ka humbur asgjë.

“Nuk është e rëndësishme që Sanchez na refuzoi. Ne po vazhdojmë të punojmë edhe më tutje. Nëse do të donte të vinte, do të vinte, por për shkak se nuk erdhi ne do të vazhdojmë të punojmë me grupin e njejtë”, ka deklaruar De Bruyne.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here