Mahrez në “Emirates”: A po përgatitet transferimi i tij? (VIDEO)

Ylli i Leicester Riyad Mahrez dje ishte në Emirates për ta shikuar ndeshjen mes Arsenalit dhe Chelsea.

Në rrjetet sociale u publikua një video me tifozët e Arsenalit duke u munduar për ta zbuluar se a bëhet fjalë rreth një transferimi eventual.

Mediat angleze tani po pyeten se a do të jetë Liverpooli apo Arsenali klubi i ardhshëm i Mahrezit.

Sipas “Sky Sports” Algjeriani ka dashur të takohet me ish bashkëlojtarin e di Kante. Ata të dy pas mbarimit të ndeshjes kanë darkuar së bashku.

26-të vjeçari Mahrez ishte në shënjestrën e Arsenalit verën e kaluar por edhe tani po spekulohet se ai do të jetë zëvendësuesi i Sanchezit te Arsenali.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here