Manchester United janë gati që ta paguajnë klauzolën e mbrojtësit të majtë të Napolit, Faouzi Ghoulam.
Klauzola e tij është 60 milionë euro dhe për ‘Djajtë e kuq’ kjo nuk është problem.
Algjeriani ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin muajin e shkuar, që e ka edhe klauzolën e re.
Sipas Rai Sport, klubi anglez ua ka bërë të ditur Napolit që janë të gatshëm t’ia paguajnë këtë klauzolë.
Napoli pritet ta zëvendësojë me mbrojtësin e Benficas, Alejandro Grimaldo.
Lojtari mund të vije në sezonin e ardhshëm.
Manchester United ka disa mbrojtës të majtë në klub, por që Jose Mourinho nuk i pëlqen.
Objektivi kryesor i angleze ishte Alex Sandro, por siç duket kanë hequr dorë duke e parë edhe interesimin e Chelseat.