Mourinho rreth transferimit të Ronaldos:Madridi po digjet nuk do të hedhë benzinë në zjarr!

Jose Mourinho në pres konferencën e sotme ka komentuar rreth zërave të transferimit të Ronaldos në Manchester.

Për një kohë të gjatë në media po spekulohet se Ronaldo nuk është i kënaqur në Madrid dhe se dëshiron rikthimin e tij në “Old Trafford”, kurse Mourinho ka shprehur rrespekt për Realin por duke mos e lënë pa e thumbuar ish klubin e tij.

“Duke pasur parasyshë faktin se çfarë po ndodh me Realin, unë jam njeriu i fundit që do të hudhja benzinë në zjarr. Madridi po digjet rezultatet nuk janë të mira. Por Reali është klub ku kam punuar për 3 vite dhe jam krenarë për këtë. Mendoj se nuk duhet ti hedh zjarrit benzinë”, ka deklaruar Mourinho duke shtuar

“Në vend të kësaj do të hedh ujë dhe mendoj se Ronaldo është lojtarë të cilin do të dëshironte çdo trajner dhe çdo klub ta ketë në skuadër, por vetëm një klub dhe trajner mund ta kenë atë dhe ai është Zidan dhe Real Madridi”, ka përfunduar Mourinho.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here