Pastore tek Inter?

Agjenti i Javier Pastores i ka thënë mediave në Itali se ylli i PSG nuk mund që të transferohet tek Inter.

Marcelo Simonian aktualisht është duke qëndruar në Milano ku është duke zhvilluar disa takime me drejtues të Interit.

Sipas Sky Sport Italia, lojtari do ta pëlqente edhe një huazim tek Inter nëse do të ishte e mundur.

Por Simonian për mediat italiane u shpreh shumë pesimist duke thënë se është e pamundur që Pastore të transferohet tek Inter.

PSG dëshiron së paku 20 milionë euro dhe do të pranojë vetëm një transferim me pagesë të menjëhershme, një gjë që Interi nuk mund ta bëjë pa kufizimet e Fair Playt Financiar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here