PSG i vë kushte Neymar nëse dëshiron të largohet!

Ylli brazilian Neymar vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes për skuadrën e Real Madrid dhe synojnë blerjen e tij gjatë afatit kalimtar veror.

Megjithatë, PSG ja ka vënë një kusht yllit brazilian për të mundësuar kalimin te Real Madridi dhe rikthimin në La Liga.

Presidenti i klubit parisien Naser El-Khelaifi i ka vënë një kusht brazilianit në qoftë se synon largimin nga klubi atëherë ai duhet ti sjellë Parisit një trofe të Champions Leagues.

Neymar u ble nga Paris Saint Germain prej Barcelonës me shifrën rekord prej 222 milionë eurosh.

Që atëherë braziliani ka qenë në në superformë duke shënuar në 23 ndeshje 24 gola.

Tek Real Madrid Neymar po shihet si zëvëndësimi perfekt i 32 vjeçarit Cristiano Ronaldo i cili në fund të këtij sezoni duket se do të largohet nga Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here