RB Leipzig blen talentin danez!

Copenhagen ka rënë dakord që ta shesë talentin e shumë përfolur tek gjermanët e RB Leipzig që synojnë Champions League sezonin tjetër.

RB Leipzig më në fund arriti marrëveshjen për të firmosur me Mads Bidstrup nga Kopenhaga.

Përfaqësuesi i përfaqësueses U-17 të Danimarkës akoma nuk ka luajtur me skuadrën e parë të Copenhagen por tani është transferuar tek Leipzig me një marrëveshje që kap shifrën diku rreth 2.5 milionë euro.

“Ka një interesim të madh për departamentin e talenteve dhe në këtë çështje neve na është ofruar një shumë e madhe parash për Mads Bidstrup” u shpreh Stale Solbakken, trajner i Danimarkës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here