Buffon i thotë jo plakjes: Dua të mbrojë edhe një vit tjetër!

Gianluigi Buffon mesa duket do ta shtyjë penzionimin e tij edhe për një sezon tjetër.

Të hënën legjenda e Juventusit mbush plot 40 vite, por akoma nuk e ndien veten që është i gatshëm të heqë dorë nga futbolli.

Në një revistë për mediat italiane ai u shpreh i gatshëm që të rinovojë kontratën edhe për një vit tjetër.

“Së shpejti do të takohem me Agnellin dhe do të flas për të ardhmen time. Do të më pëlqente të luaja akoma, por vendimin do ta marr pasi të flas me shoqërinë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here