Klopp: A do të blejmë përsëri lojtarë? Nuk dua ta prish festën!

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk i ka dhënë shumë shpresa fansave të Liverpoolit rreth transferimeve të reja në këtë merkato dimërore, por nuk e ka mbyllur mundësinë.

Këtë merkato Liverpooli arriti ta transferoje Virgin van Dijk, por u përshëndetën nga lojtari i tyre më i mirë Philippe Coutinho dhe në media spekulohej se Klopp do të sjellë zëvendësuesin e brazilianit.

Më së shumti është përmendur emri i Thomas Lemar, mirëpo Klopp ka deklaruar se gjasat për transferime të reja janë shumë të vogla.

“Gjasat janë që asnjë lojtarë mos të transferohet këtë merkato. Megjithatë nuk mund ta vërtetoj 100% këtë gjë. Kjo don të thotë se do ti jap fund spekulimeve, por nuk dua ta bëjë këtë. Duhet të argëtohemi edhe për disa ditë”, ka deklaruar Klopp.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here