Luan përgënjeshtron bisedimet me Liverpool!

Ylli i Gremios ka mohuar të gjitha zërat që thonë se Liverpool është interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Thashethemet thonin se këtë javë agjentët e Liverpool ishin në bisedime me klubin e Gremios dhe ishin të gatshëm të paguanin klauzolën e Luan prej 15,75 milionë funtash.

Megjithatë 24 vjeçari Luan i cili po përflitet shumë edhe për një interesim nga skuadra e Barcelonës i ka hedhur poshtë të gjitha zërat duke i lënë të hapura të gjitha kartat në tavolinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here