Neuer: Jam më mirë por nuk e di se kur do të kthehem

Portjeri i Bayern Munchen, Manuel Neuer ka deklaruar se deri në fund të sezonit do të kthehet në fushat e gjelbërta, edhe pse nuk e din kur saktë do të marrë aprovimin nga mjekët.

31-vjeçari Neuer është edhe kapiten me përfaqsuesen e gjermanisë, Low pret që ai të rikthehet për Botërorin e Rusisë.

“Trajnerët dhe mjekët do të vlerësojnë se sa jam i gatshëm. Unë po ndjehem shkëlqyeshëm dhe besoj se do të rikthehem në fushë në pjesën e dytë të sezonit. Megjithatë për momentin nuk mund ta di se kur saktë”, deklaroi Neuer.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here