Mesut Ozil po kërkon nga Arsenal një pagë prej 300,000 funtash në javë në qoftë se duan rinovimin e tij, shkruan Daily Mail.
“Topçinjtë” po shikojnë të gjithë mundësitë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re ose përndryshe futbollisti edhe mund të largohet nga klubi si lojtar i lirë.
Deri më tani klubi i ka refuzuar të gjitha kërkesat e futbollistit të përfaqësueses gjermane por ata gjithashtu e dinë se mos arritje e një marrëveshjeje do të ishte një gjë tragjike pasi lojtari do largohej falas nga Arsenal.