Reali po përjeton sezonin më të keq në histori në Santiago Bernabeu!

Santiago Bernabeu duket se tanimë nuk e ka efektin që dikur i frikësonte skuadrat mysafire, tani është kthyer në në stadium makthi për vetë Real Madridin.

“Los Blancos” gjatë këtij sezoni kanë fituar 9 ndeshje në Santiago Bernabeu duke barazuar 5 dhe duke humbur 4 të tjera dhe ky deri më tani është sezoni më i keq në historinë e klubit.

Vetëm në sezonin 2006/2007 ishin pothuajse këto statistika por edhe atëherë nuk kishin shënuar kaq humbje kur atëherë kishin 9 fitore, 6 barazime dhe 3 disfata.

Në ndeshjen e të mërkurës Theo Hernandez dhe Karim Benzema ishin shënjestër e fishkëllimave të publikut për shkak të formës katastrofale që po kalojnë.

Kapiteni i skuadrës madrilene Sergio Ramos ka thënë se është koha që e gjitha skuadra të bashkohet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here