Roma ka filluar kërkimin për një sulmues të ri pasi Edin Dzeko është shumë pranë kalimit tek londinezët e Chelseas.
Nga shitja e boshnjakut romanët pritet të grumbullojnë dikur rreth 30 milionë euro dhe 5 të tjera me anë të bonuseve.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë po përgatit disa lëvizje në fund të afatit kalimtar të janarit.
Nën radarët e Romës ka përfunduar sulmuesi i skuadrës skoceze Celtic Moussa Dembele.
Klubi skocez e ka vlerësuar futbollistin me një shifër prej 17 milionë eurosh dhe Roma nuk ka ndërmarrë akoma asnjë veprim për Dembele.
Roma gjithashtu synon Michy Batshuayi dhe Nicola Sansone.