Hamilton: Për titull kam 3 rivalë

Lewis Hamilton ka zbuluar se cilët janë rivalët e tij për titullin e kampionit në sezonin e ri.

Fernando Alonso, Sebastian Vettel dhe Max Verstappen.

Këta do të jenë tri kandidatët kryesorë për Lewis Hamilton në sfidën për titullin kampion në Formula 1 për vitin 2018. “Jemi katër kandidatë për titull dhe që të katërt janë shumë të fortë. Përvç meje, ata janë Fernando Alonso me McLaren, Sebastian Vettel me Ferrari dhe Max Verstappen me Red Bull”, ka qenë deklarata e pilotit britanik të Mercedes, që vjet fitoi titullin e katërt kampion bote në Formula 1 me makinën gjermane.

“Janë katër pilotë me karakteristika të ndryshme. Sebastian duket sikur të jep më shumë hapësira dhe nuk e them këtë gjë në sensin negativ. Max rrezikon shumë dhe je ti ai që duhet t’i japësh më shuë hapësira, por është më pak ekspert se të tjerët. Ndërsa Fernando është piloti më i fortë që ekziston në cirkuit, kam shumë respekt për të, por për ta mundur duhet të prdorësh të gjitha mënyrat e mundshme. Uroj që të 4 të jemi deri në fund në garë për titull, do të ishte diçka fantastike”, deklaroi Hamilton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here