Icardi fiton kontratë të re!?

Argjentinasi është para nënshkrimit të ri.

Mauro Icardi këtë sezonë ka shënuar 18-të gola për Interin dhe me paraqitjet e tij ka rënë në shënjestrën e Realit.

“Los Blancos” janë në krizë sidomos në repartin sulmues Benzema dhe Ronaldo po luajnë nën nivelin e tyre dhe Perez po kërkon zgjidhje.

Siç e dimë në Madrid gjithmonë e marrin atë që dëshirojnë, prandaj te Inter po nguten që Icardi të fitojë kontratë të re.

Sipas mediave Italiane, gruaja e Icardit e cila është edhe agjentja e tij pritet që të kryej bisedime me kryesinë e Interit rreth kontratës së re.

Argjentinasi për momentin përfiton 4.5 milinë euro në sezonë kurse me kontratën e re pritet që të fitoj 7-të milionë dhe kështu bëhet njër nga lojtarët më të paguar në Serie A.

Kontrata e re do të jetë deri  në vitin 2022-2023 kurse klauzola e tij do të jetë 200 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here