Në Minhen 7-të gola, rikthesë dhe fitore e Bayernit, Dortmund shpëton në fundin e lojës

Në kuadër të gjiros së 20-të në Bundesligë në orën 1530 u luajtën 5 ndeshje.

Bayern Munchen ka festuar fitoren 5-2 kundër Hoffenheim.

Ndeshja për Bavarezët nuk filloi mirë. Hoffenheim me anë të Serge Gnabry në minutën e 12-të kishe epërsinë prej 0-2.

Bayern u zgjua nga gjumi në minutën e 21 me anë të Lewandowskit, kurse  vetëm katër minuta më vonë Boateng vendosi barazpeshën duke shënuar 2-2.

Në pjesën e dytë për një rikthim shënuan Kingsley Coman, Arturo Vidal dhe përforcimi i ri Sandro Wagner.

Nga ana tjetër Dortmund luajti kundër Freiburgut.

Milionerët ishin në epërsi që në minutën e 9-të me anë të Kagawa. Por Freiburg arriti të shënojë dy herë me anë të Petersen për 1-2. Në minutën e 90-të Toljan barazoi në 2-2.

Në ndeshjet tjera u regjistruan këto rezultate

FC Cologne 1-1Augsburg, RasenBallsport  Leipzig 1-1 Hamburger SV, VfB Stuttgart 0-2 Schalke 04.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here