Mediat italiane sot kanë bërë të ditur një lajm me të vërtetë të pabesueshëm.
Sipas “Calciomercato” në mbledhjen e djeshme të “CalcioLiga” ka ndodhur një përleshje mes Giuseppe Marotta dhe Claudio Lotito, pas një zënke verbale ka mbaruar në përleshje fizike.
Historia e përleshjeve mes tyre nuk është hera e parë, më herët presidenti i Lazios, Lotito e ka përqeshur Marottan për dukjen e tij dhe shikim e tij të dobët. Lotito është kundërshtarë i madh i Juventusit, kurse “Zonja e Vjetër” sezonin e shkuar tentoi ta rrëmbente Keitan nga Lazio.
Në mbledhjen e mbrëmshme rreth të drejtave televizive drjetori i Lazios ka bërë ofendime duke thënë “Këtu të gjithë jeni shërbëtorë”, duke aluduar se askush nuk është i pamvarur përveç tij.
Edhe Marotta është kundërpërgjigjur dhe ka ardhur deri te përleshja verbale, kurse Marotta e ka sulmuar edhe fizikisht Lotiton por të pranishmit e tjerë e kanë ndaluar incidentin.
Nuk ka dyshim se kjo do të sjellë probleme të reja në futbollin italian.