Pas eleminimit shokues nga Kupa e Mbretit, skuadra e Zidane ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme kundër skuadrës së Valencias.
Mbretërit morën epërsinë pas golit të Ronaldos nga pika e bardhë në minutën e 16-të.
Ronaldo në minutën e 38-të shënoi përsëri nga pika e bardha, pasiqë gjyqtari akordoi penallti pas një dueli mes Montoyas dhe Benzemas.
Deri në mbarimin e pjesës së parë Valencia kishte disa raste për ta ngushtuar rezultatin por pjesa e parë mbaroi 0-2 për Reali.
Megjithatë me fillimin e pjesës së dyte Valencia arriti ta ngushtojë rezultatin me anë të golit të Mina në minutën e 59-të.
Pas lojës agresive nga Valencia në minutat e fundit duket se nuk kishin forcën e duhur dhe Reali arriti të shënojë edhe dy herë me anë të Marcelo-s në minutën e 84 dhe Kross në minutën e 89-të.
Valencia-Real Madrid 1-4.