Surprizë nga Mourinho: Transferim i ri te United për 40 milionë euro

Manchester United në merkaton aktuale arriti ta transferojë Alexis Sanchezin nga skuadra e  Arsenalit.

Megjithatë duket se gjërat nuk kanë mbaruar ende për këtë merkato. Sipas “Rai Sport” agjentët e lojtarit të Napolit, Jorginho ndodhen në Manchester për bisedimet rreth transferimit të tij në United.

Jorginho është titullar këtë sezonë te Napoli ku ka luajtur në 18-të ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. 26-të vjeçari që nga fillimi i karierës së tij është në Itali, fillimisht luajti te Verona kurse në vitin 2014-të u transferua te Napoli.

Shuma për të cilën spekulohet se United do ta paguajë është 40 milionë euro dhe mbetet ta shohim se a do të realizohet ky transferim në ditët e mbetura të merkatos së janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here