Bayern të gatshëm ta lënë të lirë Vidal!

Bayern Munchen janë të gatshëm që ta shesin gjatë kësaj vere mesfushorin kilian Arturo Vidal ku ekipi i tij i ardhshëm me shumë mundësi mund të jetë Manchester United, raporton Bild.

Të interesuar për kartonin e futbollistit janë gjithashtu edhe Chelsea pasi Antonio Conte më herët e ka pasur lojtarin nën urdhërat e tij gjatë kohës që drejtonin Juventusin.

Arturo Vidal ka kohë deri në verë të zgjedhë mes milionave të Manchester United apo ribashkimit me ish trajnerin e tij tek Juve, Antonio Conte por kësaj rradhe tek Chelsea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here