Futbolli po hyn në epokë të re: UEFA do ta ndalojë goditjen e topit me kokë!

Kryesia e UEFA-s me iniciativë të mjekëve është e shqetësuar pasiqë goditja e rregullt e topit me kokë mund të shkaktojë dëmtim në trurin futbollistëve.

Në 2009, liga NFL (Liga e Futbollit Amerikan), pranoi hulumtimet e Benet Omalu, i cili vërtetoi se disa lojtarë kanë marrë dëmtime në trurin e tyre për shkak të goditjeve në kokë gjatë karrierës së tyre.

Tani një numër i madh mjekësh dhe hulumtuesish po i hulumtojnë efektet në tru pas goditjeve të topit me kokë. Sipas “Telegraph” UEFA është e gatshme të bëjë ndryshime në futboll me qëllim që të ruhet shëndeti i futbollistëve, në rast se hulumtimi vërteton se goditja e topit me kokë shkakton dëmtime në tru. UEFA planifikon ta ndalojë goditjen e topit me kokë te grupmoshat e reja.

“Duhet ta kuptojmë këtë shumë seriozisht. Në rast se hulumtimi vërteton se goditja e topit me kokë shkakton dëmtimin e trurit, posaçërisht te fëmijët do të jemi të vendosur. Kjo është një pyetje e rëndësishme dhe me padurim po presim rezultatet”, ka deklaruar presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here