Neymar: Spekulimet e shpeshta tregojnë se jam lojtarë i mire

Edhe pse te PSG u transferua verën e kaluar nga Barcelona, Neymar është në shënjestrën e  spekulimeve rreth transferimit të tij në Madrid.

Neymar i surprizoi të gjithë duke u larguar nga Barcelona për tu transferuar te PSG. Ai ka vetëm disa muaj me fanellën e PSG, por kohëve të fundit po spekulohet se ai do të rikthehet në Spanjë.

Florentino Perez dëshiron me çdo kusht ta transferojë brazilianin dhe do ta tentojë një gjë të tillë në fund të sezonit.

Megjithatë braziliani ka deklaruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Jam i lumtur te PSG dhe kamë marrëdhënie të shkëlqyeshme me bashkëlojtarët. Po luajmë mirë, gjithmonë jap maksimumin tim. Spekulime ka gjithmonë, që kur isha te Santos flitej se do të transferohesha dikund. Është e pamundur mos të jesh pjesë e spekulimeve të tilla, por jam i lumtur sepse spekulimet e shpeshta tregojnë se jam lojtarë i mirë”, ka deklaruar Neymar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here