Presidenti i PSG: Neymar mbetet në Paris 2000%

Spakulimet për ardhmërinë e Neymar nuk kanë të ndalur i tërë kontinenti flet  për kalimin e tij te Real Madridi.

Neymar dje shënoi dy gola për PSG kundër Montepellier.

Pas ndeshjes presidenti i parizienëve, Nasser Al-Khelaifi deklaroi se Neymar do të qëndrojë te PSG dhe se spekulimet janë lojra të madrilëve.

“Ato janë vetëm spekulime dhe nuk janë të sakta. Neymar është i lumtur në Paris dhe dëshiron të qëndrojë. Erdhi para disa muajve dhe ka edhe 4 vite tjera kontratë me ne”, është shprehur Khelaifi.

“Spanjollët dëshirojnë që të bijmë pre e lojës së tyre por ne nuk do ta luajmë atë lojë. Neymar do të luaj me ne dhe sezonin e ardhshëm, të jeni të sigurtë për këtë jo 100% por 2000%”, ka thënë Khelaifi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here