Bale këshillon Realin të blejë Alli

Gareth Bale i ka thënë presidentit Florentino Perez që të bëjë të pamundurën që ta sjellë në Madrid mesfushorin e Tottenham Dele Alli raporton Don Balon.

Los Blancos që një kohë të gjatë përfliten që kanë një interesim për lojtarin e kombëtares angleze dhe gjatë verës mendohet se mund të bëjnë një lëvizje për të siguruar kartonin e lojtarit.

Real Madrid gjatë verës do të jenë shumë të zënë në merkato pas një sezoni deri tani të dështuar dhe Dele Alli shihet si një prej objektivave kryesorë të klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here