Barcelona dhe Inter në garë për Ruiz!

Inter po shpreson që të mposhtë konkurencën e Barcelonës për të nënshkruar me mesfushorin e Real Betis Fabian Ruiz, transmeton Calciomercato.com.

Ka zëra që thonë se tanimë Barca ka siguruar shërbimet e lojtarit i cili ka një klauzolë prej 15 milionë euro, shumë kjo e përballueshme nga blaugranët.

Por Betis synon që çmimi për lojtarin të rritet deri në 30 milionë dhe pikërisht këtu Interi mendon të lërë pas si Barcelonën poashtu edhe rivalët e Napolit dhe Romës që janë gjithashtu të interesuara për 21 vjeçarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here