Bartra në shënjestrën e United!

Marc Barta është drejt largimit nga Borussia Dortmund.

Mbrojtësi spanjoll ka humbur pozitën e titullarit tek klubi gjerman në ndeshjet e fundit.

Pas ardhjes së zviceranit Manuel Akanji, Bartra nuk shihet si pjesë e rëndësishme e klubit gjerman.

Kësisoj ai ka kërkuar largimin nga Borussia Dortmund gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në garë reprezentuesin spanjoll është futur edhe skuadra angleze Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ duan ta përforcojnë repartin defensivë dhe Bartra shihet si futbollisti ideal.

Dortmund po kërkon rreth 15 milionë euro që ta lë të lirë Bartran i cili ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2020.

Në garë për ish-anëtarin e Barcelonës është edhe skuadra spanjolle Betis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here