Galatasaray kërkon Fellainin!

Galatasaray kërkoi që të firmoste me futbollistin verën e kaluar por atëherë Jose Mourinho refuzoi që ta shiste mesfushorin pasi bënte pjesë në planet e tij.

Por tani situata ka ndryshuar pasi Marouane Fellaini ka vetëm edhe 6 muaj kontratë me United dhe klubi do të preferonte ta shesë tani sesa gjatë verës të largohet si një lojtar i lirë.

Kjo është pikërisht ajo që dëshiron mesfushori belg pasi ai ka refuzuar rinovimin e kontratës sepse po kërkon një skuadër ku mund të luajë vazhdimisht dhe Galatasaray është në gjendje ta ofrojë këtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here