Paguhet klauzola e Aymeric Laporte por nuk dihet cili ekip e ka paguar!

Skuadra spanjolle, Athletic Bilbao ka njoftuar se është thyer klauzola për largimin e qendërmbrojtësit bask, Aymerick Laporte.

Mbrojtësi i talentuar bask nuk do të jetë më pjesë e skuadrës baske Athletic Bilbao.

E gjithë kjo pasi një skuadër është e gatshmë të paguajë shifrën prej 65 milionë eurosh por nuk është specifikuar akoma se cila është ajo skuadër.

Sipas mediave spanjolle me shumë mundësi skuadra e ardhshme e Laporte do të jetë Manchester City e cila ka shfaqur një interesim të jashtëzakonshëm për lojtarin dhe Pep Guardiola e dëshironte baskun në skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here