Mesfushori me tipare sulmuesi Admir Mehmedi mund të transferohet në Bundesliga tek skuadra e Wolfsburg.
Mediat gjermane raportojnë se futbollisti është në bisedime me “Ujqit”.
Tek Bayer Leverkusen Mehmedi gjithmonë ka shfaqur një formë të shkëlqyer duke shënuar shpesh gola me shumë rëndësi.
Përfaqësuesi i kombëtares zviceriane u transferua tek Leverkusen nga Freiburg në vitin 2015.
Admir Mehmedi është me prejardhje nga Maqedonia dhe ka 26 vjeç.