Arsenal nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e Evans!

Arsenal nuk e kanë ndërmend që të japin 25 milionë funta për futbollistin e West Brom Jonny Evans duke përjashtuar kështu çdo mundësi transferimi, raporton Daily Star.

Mbrojtësi qëndror 30 vjeçar ka një detaj tjetër në kontratë që mund ta lejoj verës që të transferohet për vetëm 3 milionë funta dhe pikërisht këtë gjë është duke e pritur Arsenal.

“Topçinjtë” nuk janë të bindur të paguajnë çmimin prej 25 milionë funtash edhe për shkak të moshës së lojtarit i cili ka mbushur të 30-tat dhe nuk garanton shumë të ardhme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here